Ahmeti: E pranojmë sfidën, Mickoski ta mbajë fjalën për zgjedhje të parakohshme
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duhet ta mbajë fjalën për zgjedhje të parakohshme, që do të mbaheshin vjeshtën e ardhshme bashkë me ato lokale, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).
Ndërkaq në lidhje me përdorimin ose jo të gjuhës shqipe ka deklaruar se "prekja e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe ka për të qenë ‘fuçi baruti’”.
Si lider i opozitës ai, ka paralajmëruar zgjidhje ligjore për tejkalimin e mospajtimit të Frontit opozitar Evropian me vendimin e kryeministrit maqedonas, Hristijan Mickoski, për të marrë në Qeveri grupimin politik VLEN.
Ai ka pohuar se po punohet në një material, nga i cili “do të dalë një ligj, dukshëm në mbrojtje të legjitimitetit”.
Duke ritheksuar angazhimin për ndryshimin e Kushtetutës dhe përfshirjen e bullgarëve në preambulën e saj, Ahmeti ka nënvizuar se me këtë ndryshim, maqedonasit nuk humbin asgjë.
“Përkundrazi, bëhet dallimi mes komunitetit bullgar dhe atij maqedonas”, është shprehur kreu i BDI-së.