23 vjetori i Marrëveshjes paqësore të Ohrit, Ahmeti: Do ta mbrojmë që të mos rrezikohet
Lexohet për: 3 min.
Ahmeti: E pranojmë sfidën, Mickoski ta mbajë fjalën për zgjedhje të parakohshme
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Fronti Europian ka organizuar akademi solemne me rastin e 23 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, për legjitimitetin e kësaj të fundit.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka thënë se Maqedonia e Veriut mund të ecë përpara vetëm duke pas marrëdhënie të mira ndër-etnike mes dy komuniteteve më të mëdha që janë shqiptarët dhe maqedonasit.

Sipas Ahmetit, të gjithë duhet të reflektojnë aty ku cenohet legjitimiteti dhe ku bëhet angazhim për të poshtëruar shqiptarët dhe komunitetet tjera.

“Për fat të keq sot lexoj ca deklarata e prononcime mbi marrëveshjen paqësore të Ohrit. Ata që i bëjnë këto komente as vrima e kavallit të fundit nuk kanë qenë në ndërtimin e politikave çlirimtare të shqiptarëve të Jugosllavisë…Të gjithë duhet që të reflektojnë ku cenohet legjitimiteti, ku bëhet angazhim për të majorizu dhe për të poshtëruar shqiptarët dhe komunitetet tjera në këtë vend duhet të mendojnë mirë sepse ne nuk kemi nevojë të na përsëritet e kaluara. Unë i ceka bisedat që kam pasur me autoritetet e larta këtu kur shqiptarët kanë kërkuar drejtësi e barazi, kanë kërku arsim e simbole kombëtare vet na kanë thënë ata, funskionarë të lartë, ne dëgjuam këshilltarët, jemi të fortë ne maqedonët, vrisni, burgosni se vetëm kështu mbushen mend shqiptarët, bile shiftari. Vëllezër, motra le të dëgjojnë nga ky përkujtim ata të cilët mendojnë se ne shqiptarëve të na ndajnë në allbanci të mirë dhe shqiptarët e këqinj, se në të Frontit jemi shqiptarët e këqinj se kërkojmë drejtësi. Ne puthador e argat të kërkujt nuk bëhemi pavarësisht që dikush mendon që është aga në këtë vend dhe se i ka hyzmetqar. Ky vend ecën përpara në marrëdhëniet e mira ndër-etnike, në radhë të parë mes dy komuniteteve më të mëdha, shqiptarëve dhe maqedonasve”, ka thënë Ahmeti.

Kryetari Ahmeti, ka deklaruar se arsyeja se përse Maqedonia e Veriut nuk u nda është pikërisht Marrëveshja paqësore e Ohrit.

Ahmeti, thotë se do ta mbrojnë dhe do të luftojnë që kjo marrëveshje mos të cenohet e as mos të rrezikohet.

Ndërsa, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka thënë se Marrëveshja e Ohrit nuk u bë as për shtetin e as për pushtetin.

Sipas tij, kjo marrëveshje u bë për të drejtën, lirinë dhe barazinë e qytetarit, pa marrë parasysh përkatësinë etnike.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ndër të tjera ka shtuar se nuk guxojnë më të lejojnë  që të vazhdojnë emrat  e tyre të mbajnë emra nga e kaluara, t të cilat janë personifikim i mendësisë moniste dhe i shtypjes që i ka ndodhë këtij populli.

Kurse, Bujar Osmani përfaqësues nga Fronti Evropian tha se Marrëveshja e Ohrit qëndron si një gurëthemel i paqes, stabilitetit dhe demokracisë në Maqedoninë e Veriut duke mëshiruar aspiratat e gjithë qytetarëve të saj për një shtet dhe shoqëri të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

https://kosovapress.com/fronti-europian-per-marreveshjen-paqesore-te-ohrit-me-qeverine-e-re-jane-cenuar-parimet-themelore

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025