23 vjet nga monedha e re e Evropës
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Që nga 1 janari i vitit 1999, Evropa ka monedhën e re, euron. Në këtë datë euro zëvendësoi monedhat kombëtare të 11 vendeve: Austrisë, Belgjikës, Finlandës, Francës, Gjermanisë, Holandës, Irlandës, Italisë, Luksemburgut, Portugalisë dhe Spanjës, me përjashtim të Britanisë, Danimarkës, Greqisë dhe Suedisë.

Në 1 janar 2001 ajo zëvendësoi edhe monedhën e Greqisë.

Kalimi në një monedhë të vetme i eurozonës e cila numëron rreth 300 milionë qytetarë evropianë paraqiti përfitime të mëdha si për konsumatorët, ashtu dhe për biznesin.

Gjithashtu lehtësoi këmbimet e mallrave dhe të shërbimeve midis vendeve pjesëmarrëse, duke forcuar kështu tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian.

Për eksportet dhe importet e kompanive, rreziku i kurseve luhatëse të këmbimit është i kufizuar në tregtinë me vendet jashtë eurozonës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024