Carl Ritter von Ghega (Karl Gega, Carlo Ghega) ishte një inxhinier dhe arkitekt austriak me prejardhje shqiptare. Ai studioi në Padova (Itali), ku qysh në moshën 17 vjeçare e mori titullin Doktor i shkencave matematikore. Karrierën si inxhinier e filloi me ndërtime rrugësh dhe ujësjellës në Venedik.
Gega u bë i njohur për punën e tij në hekurudhën Semmering në Alpet Austriake. Ai lindi në Venecia në vitin 1802 dhe vdiq në vitin 1860. Ai konsiderohet si një nga inxhinierët më të rëndësishëm të shekullit të 19-të, pasi ka projektuar dhe ndërtuar një sërë linjash të rëndësishme hekurudhore në Perandorinë Austriake, shkruan KultPlus.
Përveç hekurudhës Semmering, Ghega projektoi dhe ndërtoi gjithashtu linja të tjera të rëndësishme hekurudhore, duke përfshirë hekurudhën Trieste-Opicina, hekurudhën Gloggnitz-Neuberg dhe hekurudhën Klagenfurt-Villach. Ai u përfshi edhe në projekte të tjera inxhinierike, si në ndërtimin e kanaleve dhe rrugëve.
Puna e tij në hekurudhën Semmering u njoh dhe u nderua nga qeveria austriake duke e caktuar hekurudhën si një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s në 1998.
Ghega vdiq më 14 mars 1860 në Vjenë nga pasojat e sëmundjes së tuberkulozit. Ceremonia fetare është zhvilluar në Katedralen kryesore të Vjenës, Shën-Stefan (Stephansdom), kurse trupi u varros në varrezat e Währinger-it ne Vjenë. Më 1887, kur këto varreza u shpërngulën, sarkofagu me eshtrat e Ghegës u vendos në panteonin e njerëzve më te shquar të Austrisë, pranë Mozart-it, Beethoven-it, Schubert-it, Strauss-it, Brahms-it dhe Alois Negrell-it (projektuesit të kanalit të Suezit).