20 vjet Sigal Uniqa në Kosovë, 20 vjet histori suksesi
Lexohet për: 7 min.
sigal 1
1 vit më parë
Linku u kopjua

SIGAL UNIQA Group Austria – Kosovë kremtoi këtë të hënë 20-vjetorin e themelimit të saj.

Në një event të organizuar në kryeqytetin Prishtinë me pjesëmarrjen e drejtuesve të kompanisë, autoriteteve vendase dhe qindra të ftuarve të tjerë, kompania lider në tregun e sigurimeve festoi ditëlindjes e saj të 20-të.

Një rrugëtim i vështirë, i mbushur me plot sfida por në të njëjtën kohë i suksesshëm teksa tani shohim që SIGAL UNIQA Group Austria është një emër që ka shenjuar historinë e sipërmarrjes së lirë në Kosovë, njësoj si në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut dhe adresa e parë për çdokënd që do të sigurojë jetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe çdo gjë tjetër me vlerë.

FJALA – AVNI PONARI (CEO i Grupit “SIGAL UNIQA”, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut)

Gjatë fjalës së tij, themeluesi dhe drejtuesi i Grupit “SIGAL UNIQA” në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, z. Avni Ponari u shpreh ndër të tjera se këto dy dekada kanë kaluar shumë shpejt por mbartin brenda tyre mijëra orë pune, mendimesh, idesh ndaj dhe sot kompania është lidere në tregun e sigurimeve, jo vetëm në Kosovë.

”Për 20 vite qëndrueshmëri dhe punë efektive, Ponari tha se janë investuar mbi 12 milionë euro në Kosovë.

Në këto 20 vite ne në Kosovë kemi investuar 12.5 milionë euro, kemi bërë një xhiro në total rreth 202 milionë euro, kemi paguar mbi 100 milionë euro dëme, dhe natyrisht që pjesa më e vogël është pjesa e fitimit të aksionarëve dhe kompanisë, devidenti i tyre në 20 vjet është shumë i vogël, pra, çdo gjë e bëmë në investim dhe interes të ngritjes së kompanisë në Kosovë

 Shpresojmë që nga kjo ditë, ta quajmë si dita e fillimit, dhe ta mendojmë këtë kompani si biznes i tashmes”, tha ndër të tjera z.Ponari duke falenderuar stafin e punonjësve për punën e kryer gjatë këtyre viteve dhe klientët për besimin e dhënë”, u shpreh CEO i SIGAL UNIQA Group Austria.

PËRSHËNDETJA – ANDREAS BRANDSTETTER (CEO i “UNIQA Insurance Group”)

Por në një ngjarje kaq të rëndësishme për SIGAL UNIQA – Kosovë nuk mund të mungonte përshëndetja e CEO-s të “UNIQA Insurance Group”, njëherazi aksionere kryesore e grupit, z. Andreas Brandstetter.

Në video-mesazhin dërguar, z. Brandstetter, teksa uroi ditëlindjen e 20-të të SIGAL UNIQA në Kosovë, u shpreh ndër të tjera se, misioni i kompanisë që ai drejton është ofrimi i shërbimeve dhe produkteve të klasit të parë te më shumë se 16 milionë klientët tanë që UNIQA ka në thuajse të gjithë Europën.

Gjatë fjalës përshëndetëse të tij, z.Brandstetter theksoi se Europa ka shumë për të ofruar dhe është premtuese për të rinjtë, për gjeneratat e ardhshme, për të ndërtuar një shoqëri që jeton në paqe dhe në harmoni, një shoqëri jetëgjatë. Sipas tij, ky është gjithashtu misioni “UNIQA” në Kosovë.

CEO i “UNIQA Insurance Group” e mbylli video-mesazhin e tij duke theksuar faktin se ndjehet krenar për arritjet e SIGAL UNIQA në Kosovë ndaj nuk mungoi të shprehte mirënjohjen e tij për stafin drejtues të kompanisë, punonjësit por mbi të gjitha për klientët.

MESAZHI I ANDREAS BRANDSTETTER:

Të nderuar,

Zonja dhe zotërinj,

Miku im i dashur, Avni Ponari,

Më duhet të kërkoj ndjesë që në këtë ditë speciale, nuk mund të jem me ju në Kosovë, sepse më duhet të përmbush disa angazhime të tjera në Europë.

Është një nder i veçantë, është një privilegj për mua të shpreh përgëzimet e mia në nder të 20 vjetorit të SIGAL UNIQA në Kosovë.

Siç mund ta dini, UNIQA Group me bazë në Vienë, u themelua më shumë se 200 vite më parë. Rrugëtimi ynë daton që prej vitit 1811, pra më shumë se 210 vite. Ndër të gjitha kompanitë ku ne ofrojmë produktet tona, nga Liechtenstein dhe Zvicra në perëndim, deri në Ukrainë në lindje, kompania jonë në Kosovë është e reja, më e freskëta, më vitalja, është fëmija jonë. Një fëmijë për të cilin jemi shumë krenarë.

Është misioni ynë të ofrojmë shërbime të klasit të parë, produkte të klasit të parë te më shumë se 16 milionë klientët tanë që UNIQA ka në thuajse të gjithë Europën.

Përmirësimi i sigurisë për klientët tanë dhe qytetarët në Kosovë është gjëja më e rëndësishme për UNIQA-n. Për ne, Kosova pa asnjë dyshim është një pjesë integruese e Europës dhe është një kompani europiane.

Europa ka shumë për të ofruar. Europa është premtuese për të rinjtë, për gjeneratat e ardhshme, për të ndërtuar një shoqëri që jeton në paqe dhe në harmoni, një shoqëri jetëgjatë. Ky është gjithashtu misioni ynë në Kosovë.

Ne jemi shumë krenarë për këtë kompani dhe dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë klientëve dhe stafit tonë, punonjësve tanë të shkëlqyer të shpërndarë në të gjithë vendin.

Të dashur kolegë,

Zonja dhe zotërinj,

Edhe njëherë, gëzuar ditëlindjen. Jemi shumë krenarë për SIGAL UNIQA në Kosovë dhe ju urojmë gjithë të mirat, jo vetëm në 20 vitet e ardhshme , por në 200 vitet e tjera të ardhshme. Sepse siç e përmenda, prej një kohe shumë të gjatë, UNIQA është një prej kompanive të më të mëdha të sigurimeve në Europë. Dhe ky është një premtim.

Gëzuar ditëlindjen e dashur SIGAL UNIQA!

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA - Kosova u themelua në 23 tetor 2003 në kuadër të ndërkombëtarizimit të aktivitetit të SIGAL sh.a, përmes blerjes së një kompanie ekzistuese të sigurimeve.

Ajo do të licensohej nga licencuar Banka Qendrore e Republikës së Kosovës si kompani e sigurimit të përgjithshëm të jo-jetës.  Ndërsa në vitin 2011 në Kosovë do të themelohej edhe SIGAL Life UNIQA Group AUSTRIA, e licencuar si kompani e sigurimit të jetës.

Sot kompania është lidere e tregut të sigurimeve si për pozicionin që ze në treg ashtu edhe për dëmet e paguara tek klientët e saj.

Ajo zë 14% të tregut në sigurimet e Jo-Jetës dhe është e para edhe në pagimin e dëmeve me 19% të totalit të 12 kompanive të sigurimit që operojnë në Kosovë.

Si pjesë e një grupi rajonal sigurimesh, me 8 kompani në përbërje, 1.5 milionë klientë, mbi 100 milionë prime vjetore dhe 500 milionë dëme të paguara që prej vitit 1999,  SIGAL UNIQA Group Austria – Kosovë është gjithmonë pranë klientëve, atëherë kur ata kanë më shumë nevojë!

Ajo është e fokusuar dhe e angazhuar për të sjellë tek qytetarët dhe bizneset e Kosovës produktet dhe shërbimet më novatore, në mënyrën më të lehtë e të thjeshtë të mundshme sepse me “SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024