20 vjet nga pranimi i Federatës së Pingpongut në ITTF
Federata e Ping Pongut e Kosovës (FPPK) është pranuar me të drejta të plota në ITTF në Asamblenë Vjetore të mbajtur në Paris të Francës më 21 maj të vitit 2023
Kjo arritje historike, e cila krahas ndërkombëtarizimit të sportit të pingpongut kosovar, hapi rrugë juridike ndërkombëtare për të gjitha sportet e Kosovës, duke shënuar një kthesë historike në ndërtimin e shtetit të Kosovës përmes sportit.
Delegacioni kosovar që sublimoi këtë arritje në Paris në maj të vitit 2003 ishte i prirë nga Kryetari, z. Sherafedin Zhitia, Sekretari i Pergjithshëm, z. Luan Berisha dhe Perzgjedhësi i Përfaqësueses, z. Nehat Çitaku, por ky sukses nuk ishte punë një ditore por një seri aktivitetesh e zhvilluar ndër vite në koordinim e mbështetje edhe me KOK e MKRS, duke dëshmuar në kontinuitet organizimin e pingpongut kosovar dhe duke fituar besimin e shumë miqve ndërkombëtare, të cilët FPPK do bën përpjekje për ti nderuar dhe lartësuar veprat e të gjithë të angazhuarve në një solemnitet te veçantë.