19,940 mjete të regjistruara gjatë periudhës janar-prill në Shqipëri
Lexohet për: 1 min.
tirana
1 vit më parë
Linku u kopjua

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Shqipëri informoi sot se gjatë periudhës janar-prill 2023, janë regjistruar për herë të parë 19,940 mjete ose 39% më shumë se viti 2019.

Sipas DPSHTRR, shtetet kryesore të origjinës së mjeteve janë: Gjermania 22.7%, Italia 23.3% dhe Zvicra 10.6%.

“1,874 mjete, me moshë mesatare mbi 22-vjeçare, janë çregjistruar plotësisht nga sistemi. Më shumë mjete të reja në qarkullim e më pak mjete të vjetra. Regjistrimi i autoveturave EURO 5 e sipër është rritur me 69.2%, krahasuar me janar – prill 2021, duke rritur regjistrimet e autoveturave ‘eco-friendly’ e më pak ndotëse”, thekson DPSHTRR.

Ndërkohë që +695% mjete Green janë regjistruar për herë të parë në janar-prill 2023, një shifër domethënëse që tregon rritjen e interesit për mjetet ekologjike falë procedurave të lehtësuara për importin dhe regjistrimin e mjeteve Green (tarifë 0 regjistrimi, përjashtim nga TVSH).

DPSHTRR thekson se “të dhënat e mësipërme reflektojnë trendin pozitiv të përmirësimit të flotës së re në qarkullim, drejt mjeteve më të reja, më të sigurta e më pak ndotëse”./ATSh/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024