Më shumë se 1300 familje nga rajoni i Strugës dhe Ohrit të Maqedonisë së Veriut, mezi ia dalin mbanë.
Ata jetojnë në kushte të vështira ekonomike dhe janë të varur nga ndihma sociale. Megjithatë, këto shifra janë shumë më të larta, nëse dihet se shumë prej nuk regjistrohen për ndihmë.
Shumë nga qytetarët me të cilët kemi biseduar thonë se është e vështirë për të mbijetuar dhe ulja e çmimeve të disa ushqimeve dhe produkteve të tjera bazë për disa denarë nuk u ndihmon aspak.
“Ka varfëri. Le të shpresojmë për më mirë, jo për më keq”, u shpreh një qytetar.
„… Kur njerëzit mund të shpenzojnë 50 euro për cigare në muaj, çfarë është, helmimi i trurit. Të gjithë duhet të mendojnë se si i shpenzojnë paratë e tyre”, theksoi një tjetër qytetar.
Zyrtarët i kanë rritur pagat deri në 78%, por ky është realiteti në të cilin jetojnë shumica e njerëzve, na thonë bashkëbiseduesit.
“Nuk më mjafton të lidh muajin, sepse të ardhurat janë të vogla dhe çmimet janë shumë të larta. Janë rritur jashtëzakonisht dhe tani janë ulur gjoja, a nuk ka ndonjë rezultat të madh”, theksoi një qytetar tjetër.
Në Qendrën për Punë Sociale të Strugës janë të regjistruara 350 familje që varen nga ndihmat e dhuruara, por sipas tyre ky numër ndryshon në mesin e tyre. Në Kryqin e Kuq në Ohër, nga ana tjetër, janë regjistruar 900 familje në rrezik social./Alsat.mk/