13 vjet nga vdekja e Ramiz Alisë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
-800-0-Ramiz-Alia
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Më 7 tetor 2011 në Tiranë, në moshën 86-vjeçare, ka ndërruar jetë Ramiz Alia, udhëheqësi i fundit komunist në Shqipëri.

Alia u lind në Shkodër më 18 tetor 1925. Ai u diplomua në shkollën e Partisë në Moskë për filozofinë marksiste -leninisite dhe ngjiti me shpejtësi shkallët e karrierës si një nga njerëzit e afërt të Enver Hoxhës. Në vitin 1961 Ramiz Alia u bë anëtar me të drejta të plota i byrosë politike të Partisë së Punës. 

Pas vdekjes se Hoxhës, Ramiz Alia u emërua pasuesi i tij, nga viti 1985 deri me 1991. Pas rrëzimit të diktaturës Alia ishte President i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë me 1992 post nga i cili dha dorëheqjen mw 3 prill të po këtij viti pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 22 marsit që sollën në pushtet Partinë Demokratike. 

Veprimtaria e Ramiz Alisë: 

Sekretar i Parë KQBRPSH (1949-1955),

Ministër i Arsimit dhe Kulturës (1955-1958),

Anëtar i Byrosë Politike dhe Sekretar i KQ PPSH-së për ideologjinë (1961-1985), 

Deputet, Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor (1982-1990),

Sekretar i Parë i KQ të PPSH-së (1985-1991)

Kryetar i Këshillit Presidencial (1991).

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024