Nisi si marsh i qetë protestues, por përfundoi me katër viktima. Trembëdhjetë vjet më parë, më 21 janar 2011, Garda e Republikës së Shqipërisë u tregua e dhunshme ndaj protestuesve të Partisë Socialiste, ku la të vdekur katër persona.
Gjithçka nisi rreth orës 14:00, kur protestuesit përshkuan këmbë nga sheshi “Skënderbej” deri para objektit të Kryeministrisë, pasi policia kishte ndërmarrë masat të mos lejonte asnjë autobus të vazhdonte më tej.
Turma nisi me thirrje kundër kryeministrit të atëhershëm Sali Berisha, ndërkohë që vetëm pak minuta më vonë, filloi hedhja e gurëve dhe gjësendeve të forta në drejtim të forcave të rendit.
Situata u tensionua pasi protestuesit tentuan të hynë në oborrin e Kryeministrisë, ndërsa policia mbronte ambientin e brendshëm.
Ky i fundit, pas mjekimit paraprak në Spitalin Ushtarak të Tiranës, është dërguar për kurim të mëtejshëm në Turqi, ku dhe vdiq pas disa ditësh.
Kryeministri Berisha doli në konferencë për shtyp, duke deklaruar se donin t’i bënin puç, ndërkohë që opozita u shpreh se shteti, nëpërmjet segmenteve të Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit, ka vrarë katër qytetarë të pafajshëm shqiptarë dhe ka mbytur në gjak një demonstrim paqësor, që është e drejtë kushtetuese e qytetarit.
Pas seancave maratonë, dy personat kryesorë që qëlluan, Agim Llupo dhe Ndrea Prendi, u shpallën të pafajshëm. /KosovaPress/