123 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
Në 24 orët e fundit në Shqipëri me koronavirus janë prekur edhe 123 qytetarë nga 1.586 testime, ndërsa dy persona të tjerë kanë ndërruar jetë.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë - 47. Janë 2.050 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar.
Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Tirana 75-vjeç dhe një qytetar nga Kavaja 88-vjeç.
Janë shëruar 282 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 266.301.
Që nga fillimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 271.825 raste pozitive, 266.301 janë shëruar, 2.050 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.474 pacientë.