Mbi 120 anëtarë të ri kanë aderuar mbrëmë në Degën e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan. Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ka falënderuar të gjithë anëtarët e ri për besimin dhe angazhimin që kanë vendosur të japin në parti, e përmes saj, për shtetin dhe shoqërinë.
Krasniqi ka thënë se sikur në Gjilan, Partia Demokratike e Kosovës po mobilizohet në secilën komunë të Kosovë me një vizion të qartë përpara: që bashkë me qytetarët të rikthejnë Kosovën në kursin e duhur të zhvillimin dhe integrimit.
Ndërsa, kryetari i Degës së PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti, ka thënë se ky është një fillim i ri për PDK-në në këtë qytet. Sipas tij, me aderimet e reja dhe punën e madhe që po bëhet në këtë Degë, Partia Demokratike e Kosovës do të rikthehet si partia kryesore në Gjilan.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.