Një 12-vjeçar është bërë personi më i ri i akuzuar për trazirat që shpërthyen pas vrasjes së tri vajzave në qytetin britanik të Southport.
Djali, emri i të cilit nuk është bërë i ditur për shkak të moshës së tij, akuzohet se ka marrë pjesë në trazirat e dhunshme në qytetin Merseyside më 30 korrik, raporton Sky News.
Gjithsej 30 persona janë akuzuar deri më tani për trazirat në Southport dhe Liverpool.
12-vjeçari akuzohet se gjatë trazirave jashtë hotelit Holiday Inn ku po qëndrojnë azilkërkuesit, ka sulmuar një autobus dhe ka gjuajtur me gur një të ri tjetër.
Deri të dielën, policia kishte arrestuar 927 persona në Britaninë e Madhe dhe kishte akuzuar 466 prej tyre. Një zëdhënës i kryeministrit Keir Starmer tha se qeveria nuk do të ndalej derisa të përfundonte puna.
Tashmë janë shqiptuar dënime të rrepta me burg për disa të pandehur, përfshirë edhe për postimet në Facebook, ku ata bënin thirrje për dhunë. Leximi i vendimeve shpesh transmetohet në televizion sepse qeveria beson se kjo do t'i pengojë qytetarët nga dhuna.