12 raste të reja me COVID-19 sot në Shqipëri
Lexohet për: 1 min.
Eritrocitet e dëmtuara nga COVID-19 i rëndë mund të dëmtojnë enët e gjakut
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se në 24 orët e fundit janë kryer 188 testime për COVID-19, 12 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, nuk ka pasur asnjë humbje jete dhe ka pasur 21 të shëruar.

Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë- 8. Janë 292 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 4 pacientë, ndërsa janë shëruar 21 qytetarë.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar  276.415 raste, prej tyre 272.626 janë shëruar, 292 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.497 pacientë./ATSH

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024