113 raste të reja me COVID-19 sot në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 464 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID 113 qytetarë.
Rastet pozitive rezultuan në këto bashki: 82 në Tiranë, gjashtë në Fier, katër në Vlorë, nga tre qytetarë në Lezhë, Kavajë, Patos, nga dy qytetarë në Durrës, Lushnjë, Sarandë, nga një qytetar në Krujë, Dibër, Mallakastër, Pogradec, Kuçovë, Elbasan.
Janë 473 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim shtatë pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2.
Janë shëruar 49 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273.056 që nga fillimi i epidemisë.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 277.026 raste, prej tyre 273.056 janë shëruar, 473 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.497./ATSH