Para njëmbëdhjetë vitesh filloi shqyrtimi i planit të Ahtisaarit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Pas dyerve të mbyllura më 3 prill 2007, ishte dëgjuar i dërguari special për Kosovën, Marti Ahtisari duke shpalosur planin që pritet t’i jap Kosovës një pavarësi të mbikëqyrur.
Ishte planifikuar që edhe Fatmir Sejdiu të merrte fjalën por pas protestave të Serbisë dhe Rusisë u vendos që ai të mos flas dhe fjalimin e tij ta lexoj PSSP-ja, Joachim Ruecker.
Pjesët kryesore të marrëveshjes:
Kosova do të jetë një shoqëri shumë-etnike, që e qeveris veten në mënyrë demokratike dhe me respekt të plotë për rendin ligjor, nivelin më të lartë të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të pranuara nga bota ndërkombëtare, dhe që nxit ekzistencën paqësore dhe të lulëzuar të gjithë banorëve të saj.
Mbrojtja dhe përkrahja e të drejtave të anëtarëve të bashkësive është një element qendror i Marrëveshjes. Marrëveshja përcakton aspektet kyçe që do të mbrohen, duke përfshirë kulturën, gjuhën, edukimin dhe simbolet. Ajo gjithashtu përshkruan mekanizma specifike të përfaqësimit të anëtarëve të bashkësive jo-Shqiptare të Kosovës në institucionet publike kryesore për të ruajtur dhe përkrahur pjesëmarrjen e tyre efektive dhe aktive në jetën publike. Për të mbrojtur të drejtat e bashkësive Kosovare jo-Shqiptare në procesin legjislativ, Marrëveshja gjithashtu lejon që disa ligje të caktuara mund të hyjnë në fuqi vetëm nëse një shumicë e anëtarëve Kosovarë jo-Shqiptare të Asamblesë Kosovare janë dakord me miratimin e tyre.
Elementet e Marrëveshjes për mbrojtjen dhe nxitjen e trashëgimisë fetare e kulturore do të sigurojnë ekzistenceën a papenguar e të patrazuar të Kishës Ortodokse Serbe (KOS) në Kosovë. Më shumë se dyzet vende kyçe fetare e kulturore do të rrethohen nga Zona Mbrojtëse për të parandaluar zhvillime apo ndërtime të dëmshme tregtare dhe industriale, dhe për të ruajtur dinjitetin kulturor të këtyre vendeve. Marrëveshja gjithashtu garanton sigurinë fizike të përforcuar për vende të zgjedhura dhe te rrezikuara nga çfarëdo incidenti/sulmi ne pronën e KOS-it ne Kosove. KOS the organizata e saj e brendshme do të njihen haptazi nga autoritetet Kosovare dhe do t’i njihet e drejta a paprekshmërisë së pronës, liria nga taksimi dhe privilegje doganore, sikurse te cdo organizatës fetare ne bote.
Një Forcë Kosovare Sigurimi (FKS) e re dhe shume-etnike to të krijohet brenda një viti. Do të ketë një maksimum prej 2,500 anëtarësh aktivë dhe 800 rezervistë. Marrëveshja kërkon që Korpusi i Mbrojtjes së Kosovës (KMK) që ekziston sot do të shpërndahet brenda një viti.
Duke pranuar faktin që përmbushja e përgjegjësive të Kosovës sipas Marrëveshjes kërkon një diapazon të gjerë aktivitetesh komplekse dhe të vështira, Marrëveshja përcakton një prani ndërkombëtare në të ardhmen për të mbikqyrur dhe përkrahur përpjekjet e duhura të autoriteteve Kosovare. Kjo prani përfshin tre komponentë kryesorë:
Sapo Marrëveshja të hyjë në fuqi, do të ketë një periudhë tranzicioni prej 120 ditësh, gjatë së cilës mandati eksistues i UNMIK-ut do të mbesë i pandryshuar. Megjithatë, për të siguruar mbikëqyrjen e menjëhershme të zbatimit të Marrëveshjes nga Kosova, PNC do të ketë autoritet për të monitoruar këtë zbatim dhe për të bërë rekomandime tek UNMIK për veprime që duhen marrë për të siguruar respektimin e Marrëveshjes.
Gjatë periudhës së tranzicionit, Asambleja Kosovare, në konsultime me PNC, do të ketë përgjegjësinë të aprovojë një Kushtetutë dhe legjislacionin e nevojshëm për zbatimin e Marrëveshjes. Kushtetuta dhe legjislacioni i ri do të hyjnë në fuqi menjëherë pas përfundimit të periudhës së tranzicionit.