Një tragjedi ka ndodhur të premten në Cetinje në Mal të Zi, ku një 34-vjeçar ka qëlluar për vdekje disa persona dhe ka plagosur disa të tjerë.
Në këtë tragjedi që ndodhi në afërsi të Shtëpisë së Qeverisë, të vrarë mbetën 11 persona, ndërsa gjashtë janë lënduar, mes tyre edhe një pjesëtar i policisë, kanë konfirmuar për Shërbimin Publik nga Drejtoria e Policisë malazeze.
Po ashtu, në Qendrën Emergjente presin edhe një të lënduar nga Cetinja.
Katër të plagosur janë shtruar në spitalin e Cetinjës, ndërsa dy të plagosur janë transportuar në Qendrën Klinike në Podgoricë.
Sipas informacioneve jozyrtare, sulmuesi është një 34-vjeçar, i cili ka qëlluar edhe mbi fëmijët.
Ajo pjesë e qytetit u bllokua, u shtua prania e policisë dhe u mblodhën një numër i madh i qytetarëve të Cetinjës.