11 policë të vrarë pas një sulmi terrorist në një stacionin policor në Iran
Lexohet për: 2 min.
iran
1 vit më parë
Linku u kopjua

Të paktën 11 oficerë policie u vranë në një sulm të armatosur në një stacion policie në provincën juglindore Sistan dhe Baluchistan të Iranit të premten, thanë zyrtarët.

Sulmi në një stacion policor në qytetin Rask u krye nga një grup "terroristësh", njoftoi media shtetërore, duke cituar një zëdhënës të policisë, i cili e quajti sulmin "frikacak".

Disa sulmues u vranë, ndërsa të tjerë u plagosën dhe u arrestuan nga policia, shkruan Anadolu Agency, transmeton KosovaPress.

Grupi Jaish e Adl, i cili ka një prani aktive në provincën në kufi me Afganistanin dhe Pakistanin, thuhet se ka marrë përgjegjësinë për sulmin gjatë natës.

Autoritetet në provincën Sistan dhe Baluchistan, duke dhënë detaje rreth sulmit, thanë se sulmi ndodhi rreth orës 2:00 të mëngjesit sipas orës lokale (2230 GMT të enjten), duke shtuar se situata është kthyer në normalitet.

Shefi i policisë iraniane Ahmed Reza Radan ka lëshuar "urdhra urgjent" për zyrtarët e lartë të policisë për të hetuar sulmin, tha agjencia shtetërore e lajmeve IRNA, duke cituar një zëdhënës të policisë.

Provinca Sistan dhe Baluchestan ka qenë dëshmitare e disa sulmeve ndaj forcave të sigurisë në vitet e fundit, për të cilat autoritetet iraniane kanë fajësuar grupet terroriste lokale.

Sulmi i së premtes vjen pesë muaj pasi dy oficerë policie u vranë në provincë nga sulmues të paidentifikuar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024