10 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes për drejtësi Kosovë-Serbi
Lajme
Lexohet për: 2 min.
12345
3 ditë më parë
Linku u kopjua

Sot mbushen dhjetë vjet që nga nënshkrimi i marrëveshjes për drejtësi në mes Kosovës dhe Serbisë.

Takimi ndërmjet kryeministrit asokohe të Kosovës Isa Mustafa dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiq kishte përfunduar me nënshkrimin e marrëveshjes për drejtësi.  Kjo, sipas ndërmjetësueses Federica Mogherini, ishte arritur rreth orës 02:00, pas mesnate.

“Rezultat i mrekullueshëm në rifillimin e dialogut Beograd – Prishtinë! Faleminderit të dyja palëve”, kishte shkruar Mogherini në ish-rrjetin social Twitter – X.

Pas takimit, Mustafa kishte thënë se marrëveshja mundëson funksionimin e sistemit unik të drejtësisë në Kosovë.       

I pyetur nëse janë diskutuar tema të tjera në dialog, Mustafa kishte thënë se nuk do të hapen tema të reja pa u shuar institucionet paralele në veri me theks të veçantë ‘mbrojtja civile.’

Ndërsa, Vuçiq kishte thënë se me arritjen e marrëveshjes fiton Serbia dhe serbët e veriut, të cilët nuk do të mund të mbipërfaqësohen pasi Gjykata e Mitrovicës do të ketë 9 prokurorë shqiptarë dhe 9 serbë.

Përfaqësuesja e BE-së, në anën tjetër, kishte bërë me dije se dy kryeministrat madje do të punonin bashkë edhe rreth çështjes së migrimit ilegal të kosovarëve./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025