10 personat e arrestuar dyshohet se dëmtuan 4 institucione financiare mbi 400 mijë euro
Lexohet për: 2 min.
prokurpriaa
1 vit më parë
Linku u kopjua

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dhjetë persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të bazuar të veprave penale: “Hyrja në sistemet kompjuterike", nga neni 327 dhe “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”.

Sipas Prokurorisë në këtë rast aktualisht janë të dëmtuar katër institucione financiare dhe vlera e dëmit e shkaktuar deri më tani tejkalon shumën prej 400 mijë euro.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, sot në orët e hershme të mëngjesit ka filluar me zbatimin e urdhër-kontrollit në 14 lokacione të ndryshme në tërë territorin e Kosovës, dhe atë në Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Kaçanik, Drenas, Suharekë dhe Deçan, për shkak të dyshimit të veprave penale “Hyrja në sistemet kompjuterike", nga neni 327 dhe “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”, nga neni 301 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

https://kosovapress.com/admin/arrestohen-10-te-dyshuar-per-leshim-te-ceqeve-te-rreme-dhe-keqperdorim-te-kartelave-bankare/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024