Njëvjetori i marrëveshjes së Ohrit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i ka gjetur palët me qëndrime diametralisht të kundërta për zbatimin e saj, thonë njohësit e procesit të dialogut. Sipas tyre, dialogu aktualisht ka stagnuar për shkak të menaxhimit të krizave, në vend që të kishte fokusim në përmbushjen e detyrimeve nga Marrëveshja Bazë e Brukselit dhe aneksit të Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Të njëjtit, progres nuk presin as në takimin e nesërm në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel.
Profesori universitar, njohës i procesit të dialogut, Arben Fetoshi, thotë për KosovaPress se Kosova dhe as Serbia nuk kanë vullnet për zbatimin e ujdive të dakorduara.
Ndërkaq, politologu, Artan Muhaxhiri, thotë për KosovaPress se Serbia me rastin e sulmit të Banjskës dhe Kosova me mosthemelimin e Asociacionit kanë dëshmuar që nuk janë të interesuar që të ketë përparim në dialog.
Në anën tjetër, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, akuzoi sot Serbinë se ka shkelur Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit, derisa kërkoi trajtim të barabartë nga Bashkimi Evropian në dialog.
Kosova dhe Serbia janë pajtuar më 18 mars 2023 për aneksin e zbatimit të Marrëveshjes Bazë për normalizimin e marrëdhënieve në Ohër të Maqedonisë së Veriut. /E.Zeqiri/
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...