1 qershori, prindërit kërkojnë mbështetje nga shteti për fëmijët me nevoja të veçanta
Lexohet për: 3 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, organizata “Save the Children Kosova/o” po mban aktivitete të ndryshme në kryeqytet, duke përfshirë maskota, ngjyrosje të fytyrave, lojëra fizike, karaoke, mbjellje pemësh e të tjera,  në të cilat po marrin pjesë qindra fëmijë bashkë me prindërit e tyre. 

Drejtori ekzekutiv i “Save the Children Kosova/o”, Ahmet Kryeziu tha se qëllimi i këtij organizimi është që fëmijët së paku në ditën e tyre të festojnë dhe të jenë sa më të lumtur.

Kryeziu potencoi se si organizatë që punojnë për të drejtat e fëmijëve, organizuan këto aktivitete në mënyrë që fëmijët të kenë mundësi së bashku ta shijojnë këtë ditë, duke lozur e festuar së bashku.

Pavarësisht se prindërit u shprehën të kënaqur për mbajtjen e këtyre aktiviteteve nga kjo organizatë, ata kërkuan nga institucionet për mbështetje më të madhe dhe respektim të drejtave të fëmijëve.

Nëna e një fëmije me aftësi të veçanta, Mimozë Rrahmani tha se kjo kategori e fëmijëve nuk i gëzon të drejtat e barabarta. Ajo u bëri thirrje institucioneve që të punojnë më shumë për këta fëmijë.

Derisa kërkon më shumë  mbështetje nga institucionet, potencon se mungojnë ligjet dhe udhëzimet administrative që ndikojnë në gjithëpërfshirjen për shkolla e shërbime sociale.

Se institucionet nuk po bëjnë mjaftueshëm për fëmijët me nevoja të veçanta e thotë edhe Blerina Zogaj.  Derisa tregon se ajo rritë një fëmijë me aftësi të veçanta, thotë se kjo kategori nuk po i gëzojnë shërbimet e duhura.

Kujtojmë se dita e fëmijëve u vendos më datën 1 qershor, pasi në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në 1925. Po në këtë ditë, konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetimë kinezë për të  festuar në festivalin e “Anijes së Dragoit”. Ndërkaq, dy vjet më pas festa e 1 qershorit filloi të festohet në të gjithë botën.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024