1 miliard e 531 milionë euro ka mbledhur Dogana gjatë vitit 2022
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
1 miliard e 531 milionë euro ka mbledhur Dogana gjatë vitit 2022
ssd
06/01/2023 - 10:08
Linku u kopjua

Dogana e Kosovës ka mbledhur 1 miliard e 531 milionë euro gjatë vitit 2022. Viti i kaluar, sipas drejtorit të Përgjithshëm të Doganës, Agron Llugaliu është më i suksesshëm se viti 2021.

Në konferencë për medie të premten, Llugaliu deklaroi se të hyrat e vitit 2022 janë 154 milionë euro më shumë se viti paraprak. Megjithatë, ai tha se se rritja e të hyrave është edhe si rezultat i inflacionit, rritjes së çmimeve të produkteve.

Ai shtoi se në vitin 2022 janë importuar mallra në vlerë të 5.6 miliardë euro, ndërsa janë eksportuar vetëm 869 milionë euro. Krahas kësaj, Llugaliu tha se importi nga Serbia vitin e kaluar ka qenë 370 milionë euro. Kurse, Kosova ka importuar më shumti nga Turqia.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026