Për të shënuar 1 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, qytetarë të shumtë edhe këtë vit e kishin destinacion parkun e Gërmisë. Shumë qytetarë, festën e 1 Majit e shfrytëzojnë si ditë pushimi dhe relaksimi, por një pjesë e vogël e tyre kërkuan të drejta më shumë për punëtorët.
Sipas qytetarit Gëzim Kryeziu, shkeljet e të drejtave të punëtorëve në Kosovë ndaj punëtorëve janë të mëdha duke u nisur nga mos sigurimi shëndetësor e deri tek kontributet pensionale. Ai vë në dukje edhe ikjen e shumë të rinjve jashtë shtetit dhe kërkon vetëdijesim nga punëdhënësit për kushte më të mira ndaj punëtorit.
Gjithashtu edhe qytetari Enver Makolli si person i punësuar, ka dhënë kërkesën e tij që të krijohet një ambient më i mirë për punë me më shumë të drejta për punëtorët.
Ngjashëm ka mendim edhe Amir Xhemshiti, i cili e ka cilësuar punën të cilën e bëjnë punëtorët në Kosovë si luftë për mbijetesë.
“Drejtat e punëtorëve janë duke u shkelur shumë, kurrë s’kanë qenë kështu, as në kohën e përparshme nuk kanë qenë kështu me u shkel të drejtat e punëtorëve, punëtori sot punon sikur rob”, ka përfunduar Gashi.
Sot në Kosovë për 1 Maj, janë mbajtur disa protesta nga sindikatat me anë të cilave kërkohet ndërgjegjësim për të drejtat e punëtorëve. F. Pelaj