​Zhegrova mungon kundër Aston Villës
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Edon Zhegrova nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës së tij, Lille për ndeshjen kthyese kundër Aston Villës në Ligën e Konferencës. Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Lille, Paulo Fonseca në konferencë për media para kësaj ndeshje.

Për sfidën me Aston Villën mungojnë Rafael Fernandes, Nacho Miramon, Andrej Ilic, Sam Umtiti dhe Edon Zhegrova. Të tjerët janë gati për ndeshjen. Për Edonin, pres që ai të jetë gati për ndeshjen e radhës në kampionat. Adam Ounas kthehet në grup”, ka thënë Fonseca, përcjellë KosovaPress.

Lillë ka pësuar disfatë me rezultat 2-1 në ndeshjen e patë të zhvilluar në Angli, ndërsa i nevojitet përmbysja e këtij rezultati në ndeshjen e së enjtës për të vazhduar në raundit tjetër të kësaj gare.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024