​Xhudistja Laura Fazliu rrëmben të bronztën në Grand Prix
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Xhudistja Laura Fazliu rrëmben të bronztën në Grand Prix
xhudo-fazliu
27/06/2026 - 12:24
Linku u kopjua

Xhudistja, Laura Fazliu ka arritur ta rrëmbejë medaljen e bronztë në garën kualifikuese për Olimpiadë, Grand Prix, që po mbahet në Qingdao të Kinës, nga 26 deri më 28 qershor.

Laura në xhiron e parë mposhti me 3 Yuko, Sara-Joy Bauer nga Gjermania. Në xhiron e dytë mposhti me Ippon, turken Ozlem Yildiz, derisa në gjysmëfinale Laura humbi me Yuko nga Narumi Tanioka nga Japonia.

Ndërkohë, në ndeshjen për repasazh mposhti me Yuko, Thauany David Capanni Dias nga Italia, kurse për medaljen e bronztë Laura mposhti me Wazaari, Yana Makretskaya nga Bjellorusia.

Në këtë garë ekipi i Kosovës po udhëheqet nga trajneri Fatos Tabaku.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026