​UEFA merr vendim për ndeshjen Rumani-Kosovë
Sport
Lexohet për: 1 min.
uefa
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Komisioni Disiplinor i UEFA tashmë ka marrë vendim zyrtar për ndeshjen e Ligës së Kombeve ndërmjet Rumaninë dhe Kosovës, e zhvilluar më 15 nëntor në Bukuresht, por e ndërprerë në minutat shtesë për shkak të fyerjeve të tifozëve rumunë ndaj lojtarëve të Kosovës.

UEFA ka vendosur që fitorja me rezultat zyrtar 3:0 t’i takojë Rumanisë, derisa Federata e Futbollit të Kosovës është gjobitur me 6 mijë euro.

UEFA gjithashtu ka gjobitur me 128 mijë euro Federatën e Rumanisë (thirrje ksenofobike ndaj Hungarisë, mos-respektim të himnit, mesazhe politike, laser dhe bllokim të shkallëve të sigurisë), si dhe me një ndeshje pa tifozë (për thirrje ksenofobike ndaj Hungarisë).

FFK-ja tani do ta ketë mundësinë ta ankimojë vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit (CAS).

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024