Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel ka kritikuar pauzat për hidratim të inkuadruara në këtë Kupë Bote duke theksuar se ato po ndikojnë në ndeshje më shumë sesa mendohej fillimisht dhe po prishin vrullin e një ndeshjeje.
FIFA prezantoi pushime tre-minutëshe për hidratim në mes të secilës pjesë të ndeshjes për shkak të temperaturave të larta në qytetet pritëse në Shtetet e Bashkuar, Kanada dhe Meksikë.
“Mendoj se ndërpret dhe ndryshon identitetin e ndeshjes së futbollit, shumë më tepër sesa mendoja. Sigurisht, kam pasur pushime për hidratim më parë, kur ishte shumë, shumë nxehtë dhe e nevojshme, por ato ishin më të shkurtra dhe ndodhën vetëm në disa ndeshje. Kështu që tani ndeshja përfundon pothuajse në katër çerekë, dhe mendoj se kjo e ndryshon karakteristikën e ndeshjes më shumë sesa mendoja”, tha Tuchel në një konferencë për shtyp.