​Trepça-Bashkimi, ja kur zhvillohet finalja e madhe e basketbollit
Vendor
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Trepça-Bashkimi, ja kur zhvillohet finalja e madhe e basketbollit
basketboll (2)
07/05/2026 - 10:36
Linku u kopjua

Emocionet e “play off”- it në Superligën e Kosovës në basketboll arrijnë kulmin në fund të javës, teksa Trep­ça dhe Bashkimi do të përballen në ndeshjen vendimtare të finales e cila do të zhvillohet më 10 maj nga ora 19:30, në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Mitrovicasit triumfuan në ”Karagaç” me rezultat 96-103 duke siguruar finalen, në ndeshjen e katërt pas një dueli me shumë energji që nisi nga ndeshja e tretë, e frymëzuar nga dyshja Henry dhe Kapiti dominoi qerekun e dytë me 20 pikë epërsi.

Akili Vinning me 24 pikë, 4 asiste e 4 kërcime, ishte më i miri te Trepça, por u ndihmua edhe nga Henry e Hasbrouck me nga 18 pikë.

Ndërkohë, pas një serie të gjatë dhe tejet rivalizuese, Bashkimi ka arritur të triumfojë në finale e pestë ndaj Borës, duke siguruar kualifikimin në finalen e madhe të play off-it.

Fitorja me rezultat 100-76 reflektoi qartë efikasitetin e lartë të Bashkimit, i cili arriti të shënojë 12 herë nga vija për tri pikë dhe të tregohet i saktë në 75.9% të gjuajtjeve të lira.

Lejson Zeqiri udhëhoqi Bashkimin me 23 pikë dhe 6 kërcime ndërsa Nwamu shtoi 21 pikë dhe 5 asistime. Shannon Shorter kontribuoi me 20 pikë 8 kërcime dhe 6 asistime.

Trepça e Bashkimi luajtën 5 herë gjatë edicionit 2025/26 duke përfshirë edhe finalen e Kupës ku Trepça dominoi me rekord prej 4-1. Dy skuadrat ritakohen në finale vetëm pas një viti.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026