​Tabaku: Kemi qenë përherë të zënë për të vepruar për Kosovën
Lajme
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Deputetja e Partisë Demokratike në Shqipëri, Jorida Tabaku tha se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit kishte qëllim cenueshmërinë e institucioneve dhe pavarësisë së Kosovës. Në seancën plenare, ajo shtoi se rajoni meriton paqen e jo rikthimin e fantazmave të një të shkuare të turpshme.

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku tha se ngjarja e 24 shtatorit është paralajmërim për të ardhmen e rajonit.

Më tej, Tabaku shtoi se Shqipëria nuk duhet të kërkojë nga institucionet e Kosovës largimin e nga veriu, por e kundërta.

“Ne kemi dështuar në këtë pikë, e ministri dështoi këtu përsëri duke e quajtur Kosovën çështje të politikës së jashtme. Ne kemi dështuar pasi kemi folur të gjithë me shumë dashuri për Kosovën, e kur vjen puna për të vepruar në interesin e saj përherë kemi qenë të zënë ta bëjmë atë çfarë thotë partia, e jo atë që thotë interesi jonë kombëtar”, shtoi ajo.

Kuvendi i Shqipërisë po mban interpelancë me kryeministrin Edi Rama, të ftuar nga deputeti demokrat Kreshnik Çollaku.

Interpelanca është ftuar me arsyetimin “dhënien e informacioneve dhe shpjegimeve lidhur me qëndrimin zyrtar të Qeverisë së Shqipërisë, hapat që parashikohen të ndërmerren dhe qëndrimet në raport me zhvillimet e pritshme në marrëdhëniet ndërshtetërore në Ballkan”. /KosovaPress/

Rama: Shyqyr që iku Rugova pa parë ndonjë video propagandistike për tradhtinë e tij - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024