Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai ka folur për rrugën e Kosovës drejt BE-së.
Ai tha se rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë kalon përmes Dialogut të lehtësuar nga BE dhe normalizimit të marrëdhënieve.
Sipas tij, duke qenë se zgjerimi është i bazuar në merita, tha se ritmi i reformave duhet të përshpejtohet.
“Kosova duhet të bëjë progres të prekshëm dhe të pakthyeshëm, duke filluar nga bazat, përkatësisht sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut, ekonomia dhe funksionimi i institucioneve demokratike. BE pret që Kosova dhe Serbia të zbatojnë Marrëveshjen për Rrugën e Normalizimit dhe Aneksin e Zbatimit të saj pa asnjë vonesë apo parakusht”, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.