​Sot Dita Ndërkombëtare pa Makina
Lajme
Lexohet për: 1 min.
379582428_1809319032834680_8996013422526168445_n
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare pa Makina, e cila synon sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një ditë makinat e tyre, të cilat emetojnë lëndë të dëmshme për organizmin dhe si një përpjekje për të kontribuar në mbrojtje të mjedisit.

Historia e ditës pa makina shkon prapa në vitet 1970, kur u organizuan disa ngjarje gjatë krizës së naftës. Megjithatë, ato nuk u organizuan në një datë specifike, por më shumë në baza joformale.

Në vitin 1994, Eric Britton, një profesor i Zhvillimit të Qëndrueshëm pranë Institutit Superieur de Gestion në Paris mbajti një fjalim kryesor për rëndësinë e projekteve dhe ngjarjeve të tilla.

Brenda dy vjetësh u organizuan ngjarje në Britani, Islandë dhe Francë. Në vitin 1999 u organizua dita pa makina në Evropë, ndërsa në vitin 2000 u ra dakord që Dita Ndërkombëtare pa makina të festohej çdo vit më 22 shtator. /KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024