​Si shpjegohet ky reagim i Ancelottit pas golit të Bellingham?
Sport
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Carlo Ancelotti ishte njeriu më i qetë në “Bernabeu” mbrëmë kur Jude Bellingham shënoi një fitore të vonë kundër Barcelonës. Real Madridi i Ancelottit siguroi një fitore 3-2 ndaj rivalit të tyre të përhershëm Barcelonën të dielën falë një goli të vonë të Bellingham.

Reprezentuesi anglez gjeti rrjetën në minutën e 91-të duke i çuar të gjithë të këmbë në “Bernabeu”, përveç trajnerit të tyre, përcjellë KosovaPress.

Trajneri italian pothuajse nuk reagoi fare ndaj golit fitues të Bellingham dhe vetëm vazhdoi të ecte në vijën e anësore, ndërsa çdo anëtar tjetër i pankinës së Madridit vrapoi drejt fituesit të ndeshjes dhe lojtarëve të tjerë në fushë.

Ancelotti gjithashtu ndau një postim në X, të hënën në mëngjes.

“Javë e paharrueshme. Hala Madrid dhe asgjë më shumë”, ka shkruar ai.

Madridi e eliminoi Manchester Cityn nga çerekfinalet e Ligës së Kampionëve të mërkurën dhe është kryesuesi i tabelës së La Ligës, 11 pikë më shumë se Barcelona me gjashtë ndeshje të mbetura deri ën fund të kampio0natit.

Si është cilësia në arsim nëpër shkolla e fakultete?
E mirë
Mesatare
E dobët
Voto
111
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024