Ajo që dikur ishte vetëm një dëshirë po merr një pamje zyrtare. Ronaldo, ish-lojtar dhe pronar i Valladolidit, në Spanjë, do të kandidojë për president të Konfederatës Braziliane të Futbollit, CBF, në vitin 2026.
Pesë herë kampioni i botës me ekipin brazilian e kishte shprehur tashmë, në më shumë se një rast, dëshirën e tij për të qenë president i kësaj federate. Të hënën, Ronaldo konfirmoi, në një intervistë për “ge”, se do të kandidojë për postin e presidentit të federatës në zgjedhjet e ardhshme.
“Ky njoftim është pikërisht për këtë, për t'u dërguar një mesazh presidentëve të federatave të klubeve se jam kandidat për kryesinë e CBF-së, kam plane të pabesueshme dhe para se dikush të angazhohet për votën e tij, do të doja të kisha një bisedë me secilin. Unë do të udhëtoj nëpër Brazil për ta ndjerë këtë nga secili person”, tha ai, përcjellë KosovaPress.
Kolegji zgjedhor për votimin për kryesinë e CBF-së përbëhet nga federata dhe klube, të cilat kanë peshë të ndryshme. Federatat e 26 shteteve dhe Distrikti Federal kanë një peshë prej tre votash.