Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka përmbyllur vizitën zyrtare në Uashington DC me takime në United States Department of Energy dhe në United States Department of State, ku është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me theks të veçantë në energji dhe sektorin minerar.
Gjatë vizitës, ministrja zhvilloi takime me zyrtarë të lartë amerikanë, ku në fokus ishte avancimi i partneritetit në projekte konkrete energjetike dhe mundësitë e bashkëpunimit me kompani amerikane.
Në takim u diskutua edhe për teknologjinë e gazifikimit të thëngjillit, ku Departamenti i Energjisë së Shteteve të Bashkuara dhe kompanitë amerikane kanë përvojë dhe rezultate të dëshmuara.
Ajo theksoi se, edhe pse Kosova nuk ka infrastrukturë të gazit, zhvillimet në rajon dhe në Evropë ndikojnë te Kosova përmes çmimeve të importit. Prandaj, sa më e sigurt të jetë energjia në shtetet evropiane, aq më e sigurt është edhe për Kosovën.
“Në takimin me Zëvendës ndihmëssekretarin në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit, z. Daniel Laëton u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes dy vendeve që bazohet në parime e vlera të përbashkëta ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe për thellimin e bashkëpunimit në sektorë me rëndësi strategjike, si energjia dhe minierat”- thuhet në njoftim.