​Rashford zgjedh numrin e fanellës te Aston Villa
Sport
Lexohet për: 2 min.
Rahford
3 orë më parë
Linku u kopjua

Marcus Rashford pranoi se ambicia e Aston Villës e bëri që formula e huazimit e bëri atë si një propozim tërheqës pasi ai u bë nënshkrimi i tretë i klubit në afatin kalimtar të janarit. Reprezentuesi anglez ka mbërritur nga Manchester United deri në fund të sezonit, duke vënë në letër marrëveshjen të dielën mbrëma.

Dhe Rashford përmendi nxitjen dhe mentalitetin e Unai Emery, si dhe ambicien e ekipit dhe klubit si faktorë kyç në vendimin e tij për t'u bashkuar me klubin anglez.

Duke folur në intervistën e tij të parë me VillaTV, ai tha: “Është një kohë ambicioze për këtë klub dhe një mundësi e shkëlqyer për mua që t'i bashkohem skuadrës dhe t'i ndihmoj ata të vazhdojnë përpara. Jam i emocionuar, mezi pres stërvitjen e parë dhe padyshim ndeshjen e parë. Unai Emery është një top menaxher dhe ajo që ai ka bërë në klub që kur ka ardhur në Villa është e pabesueshme. Është ambicia e vazhdueshme ajo që është tërheqëse, dhe kjo është arsyeja pse ju dëshironi t'i bashkoheni një klubi të tillë. Ju dëshironi të vazhdoni të përmirësoheni vit pas viti, dhe kjo është ajo që ekipi ka bërë dhe po bën këtë vit”, ka thënë Rashford, përcjellë KosovaPress.

Në klubin e ri, Rashford do ta bartë fanellën em numrin 9.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025