Qeveria: Dokumenti i publikuar për Asociacionin s’përkon me propozimin evropiano-amerikan
Lajme
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Dokumenti që është publikuar dhe që ka qarkulluar mbrëmjen e së martës në disa media si “draft-statut i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe” nuk përkon me propozimin evropiano-amerikan që i është dorëzuar kryeministrit Kurti në takimin e 21 tetorit si plan për ecjen përpara. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Ai ka shkruar në Facebook se ai dokument nuk përkon absolutisht me propozimin evropiano-amerikan.

“Dokumenti që është publikuar dhe që ka qarkulluar mbrëmë në disa portale dhe televizione si "draft-statut i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe" absolutisht nuk përkon me propozimin Evropiano-Amerikan që i është dorëzuar kryeministrit Kurti në takimin e 21 tetorit si plan për ecjen përpara”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.

Ndërkohë ai iu është drejtuar edhe mediave.

“Falënderojmë ato medie të cilat para publikimit apo shpërndarjes së këtij lajmi kanë kontaktuar Zyrën e Kryeministrit për konfirmim dhe verifikim të raportimit, duke shmangur kështu keqinformimin e mëtejmë të publikut”, ka përfunduar ai. 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024