​Prezantohet koncepti për Muzeun e Artit Bashkëkohor
Kulturë
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Një vend që prodhon kaq shumë art dhe që vazhdimisht prek majat e sukseseve ndërkombëtare, duhet të ketë edhe muzeun e vet të artit bashkëkohor. Kështu u tha me rastin e prezantimit të konceptit për Muzeun e Artit Bashkëkohor të Kosovës (MABK).

Në këtë prezantim ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) Hajrulla Çeku tha se mungesa e një institucioni të tillë në Kosovë është shumë e madhe, në një vend që prodhon kaq shumë art dhe që vazhdimisht prek majat e suksesit me artistët e tij, andaj Kosova duhet të ketë muzeun e tij të artit bashkëkohor.

Ai tha se Ministria e Kulturës do të ofrojë të gjitha kushtet dhe mjetet për të zbatuar në realitet propozimin e krijuar nga këshilli iniciues.

Gjithashtu ai theksoi se projektligji gjendet në Kuvend dhe pritet që të votohet për lexim të parë nesër.

Ndërkaq kryesuesi i Këshillit iniciues për themelimin e Muzeut të Artit Bashkëkohor (MAKB) Yll Rugova, theksoi se MAKB do të merr mbi supe koleksionimin dhe ekspozimin e artit bashkëkohor, por gjithsesi do të shërbejë si projekt flamurtar në fushën e trashëgimisë kulturore.

Ai theksoi se ndërtesa e “Rilindjes” ka qenë për dekada shtylla qendrore e prodhimtarisë kulturore në vend që domosdo duhet ruajtur e dokumentuar.

Ndryshe, ky prezantim është bërë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Këshilli Iniciues i Muzeut të Artit Bashkëkohor. MAKB pritet të jetë plotësisht operacional në fillim të vitit 2028 dhe ai pritet të jetë një platformë kulturore duke ofruar hapësirë për shprehje artistike, reflektim dhe dialog. /KosovaPress/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim

KOK dhe MKRS nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për Lojërat Mesdhetare - KosovaPress

MKRS prezanton planin e veprimit 2024-2026 - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024