​OPSH: Draft-ligji për Shëndetësi në kundërshtim me standardet evropiane
Shëndetësi
Lexohet për: 2 min.
vegvew
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Odat e Profesionistëve Shëndetësorë (OPSH) kanë reaguar ndaj draft-ligjit për shëndetësi të dërguar dje nga Ministria e Shëndetësisë, duke thënë se janë anashkaluar në procesin e hartimit të këtij dokumenti, për të cilin kanë thënë se është në kundërshtim edhe me parimet kushtetuese dhe ligjin e punës.

Në një komunikatë për media nga Oda e Mjekëve të Kosovës thuhet se draft-ligji  paraqet tendencë të hapur për centralizim të kompetencave aktuale, e cila është në kundërshtim të plotë me të gjitha standardet evropiane, dhe si e tillë është e shprehur vetëm në shtetet si Bjellorusia, Hungaria, Turqia dhe Sllovakia.

“Draft-ligji është në kundërshtim edhe me programin e Qeverisë aktuale, në të cilën parashihet rritja e nivelit të bashkëveprimit mes Qeverisë me Odat e Profesionistëve Shëndetësorë. Përmbajtja e këtij draft ligji është në kundërshtim me parimet kushtetuese, ligjin për Odat e Profesionistëve Shëndetësorë, ligjin për zyrtarë publikë, ligjin e punës, ligjin për produkte dhe pajisje medicinale, ligjin për prokurimin publik”, thuhet në reagim.

OPSH ka njoftuar se kanë formuar grup punues për të analizuar përmbajtjen dhe për të dalë me rekomandime dhe komente konkrete për përmbajtjen e këtij draft ligji.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024