​Norvegji-Kosovë, mbyllet pjesa e parë
Sport
Lexohet për: 1 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes me karakter miqësor ndërmjet Norvegjisë dhe Kosovës në stadiumin “Ullrveal” në Oslo.

Rezultati pas 45 minutave lojë është 1-0 në favor të Norvegjisë me golin e realizuar nga Erling Haaland. Sulmuesi i Manchester Cityt shënoi me kokë në minutën e 15-të, raporton KosovaPress.

Në pjesën e parë “Dardanët” nuk patën asnjë rast të mirë shënimi, ndërsa trajneri Franco Foda u detyrua t’i bëjë dy zëvendësime ku për shkak të lëndimeve u larguan Valon Berisha dhe Elbasan Rashani, të cilët u zëvendësuan nga Bernard Berisha dhe Albion Rrahmani.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024