Ministria e Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës mbajnë punëtori me media lidhur me aplikimin e tre vaksinave të reja në Kosovë, me theks HPV vaksina. (Hotel “International”, Veternik, Prishtinë, ora 09:00-14:00)
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) mban konferencën për media me rastin e hapjes së Fushatës për Komunikim dhe Sensibilizim për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos 2024) në Kosovë. (Ambientet e ASK-së, Prishtinë, ora 10:00)Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës – QKRMT organizon aktivitet ku do të lexohet “Letër të Hapur” drejtuar institucioneve kompetente në lidhje me mbrojtjen dhe mbikëqyrjen e monumenteve.(Monumenti Heroinat, Prishtinë, ora:10:00)
Universiteti i Prishtinës organizon konferencë me temën "Invest in Education- Invest in Women”. (Vendi: Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare Prishtinë, ora 10:00)
Komsioni Qendror i Zgjedhjeve prezanton raportin mbi verifikimin e peticioneve të pranuara nga kryesuesit e Kuvendeve Komunale Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut. (KQZ, ora 13:30)
Zëvendëskryeministrja e Kosovës për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, organizon festë të veçantë, ku do të marrin pjesë mbi 400 gra nga të gjitha komunitetet e Komunës së Prizrenit. (Restorant "Alegria", Prizren, ora 14:00)