Ngjarjet e datës 6 qershor
Lexohet për: 2 min.
ngjarjetedites
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00-16:30)

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci do të bëjë certifikimin e pjesëmarrësve në trajnimet Edukimi në Karrierë, Këshillimi në Karrierë dhe Kompetenca Digjitale, në kuadër të projektit “Aftësim për tregun e punës.”  Merr pjesë edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde. (Shkolla “Xhemajl Mustafa” Prishtinë, ora 09:30)

Komiteti Ndërministror për Administrimin e Tokës dhe Infrastrukturës Kombëtare për Informacionin Hapësinor (IKIH) në Kosovë mban takim. Merr pjesë ministri i Mjedisit Liburn Aliu (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 09:30)

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takim me Hristo Gudjev, ambasador i Bullgarisë në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)

Komiteti Olimpik i Kosovës lanson kampanjën #GoldenEuropeans (Evropianët e artë), në kuadër të së cilës do të zbulohen aktivitetet e shumta që na presin deri në Lojërat Olimpike Verore Paris 2024. (Komiteti Olimpik i Kosovës, Prishtinë, ora 11:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, diskuton rreth angazhimit të ekspertëve. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 13:00)

Komisioni për Legjislacion shqyrton raportin me amendamente të Komisionit Funksional për Projektligjin për Këshillin e Sigurisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024