Ngjarjet e datës 19 maj
Lexohet për: 3 min.
Njoftimet
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti, merr pjesë në konferencën “Diaspora Flet” (Klan Arena, ora 09:00)

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, shënon Ditën Botërore të Metrologjisë (Hotel “Emerald”, ora 10:00)

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, viziton fshatin Zojz për t’i parë nga afër punimet, në përfundim e sipër, të rregullimit të kanalizimit dhe mureve mbrojtëse në këtë fshat (Fshatin Zojz, ora 10:00)

Hapet Panairi i Karrierës dhe Punësimit (Kolegji AAB në Prishtinë, ora 10:00)

Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese bënë testimin me shkrim të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese (Kuvendi i Kosovës, salla C301, ora 11:00)

Kryeministri Albin Kurti, merr pjesë në përurimin e termocentralit diellor me kapacitet 150 MË (SEGE), në fshatin Bec, Gjakovë (Fshati Bec, Gjakovë, 11:00)

AVONET dhe banorët e lagjes Gëzim Sahiti do të organizojnë një performancë në dy pika të rëndësishme të qytetit në lidhje me problemin e lejeve të ndërtimit dhe mungesën e veprimeve nga Prokuroria Themelore në Ferizaj (Ferizaj, ora 11:00)

Kryeministri Albin Kurti, merr pjesë në përurimin e Shkollës së re Fillore dhe të Mesme të Ulët “Bajram Curri”, në Krushë të Madhe (Krushë e Madhe, 12:00)

Shoqata e të Burgosurve Politik e Kosovës, promovon librin e ish të burgosurit Asllan Selimi, “Tmerri Ka Emër,” me kujtime nga lufta, burgu, gjykimi, dënimi dhe masakra në burgun e Dubravës (Biblioteka “Pjetër Bogdani”, ora 12:00)

Mbahet ceremonia e hapjes së projektit “Mbështetja e shoqatës së prodhuesëve të pemëve të imta dhe goji berry” i cili është implementuar në kuadër të “Programi i Mbështetjes së Investimeve në Zhvillimin Rural” nga ana e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA (Fshati Dobratin në Graçanicë, ora 14:00)

Mbahet cermonia e hapjes së projektit “Projekt për tharrjen dhe paketimin e bimëve mjekësore aromatike dhe pemëve të imta” i cili është implementuar në kuadër të “Programi i Mbështetjes së Investimeve në Zhvillimin Rural” nga ana e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA (Fshati Lubinje e Poshtme në Prizren, ora 17:00)

Mbahet programi artistik “Në vend të lotit” nga AKKV “SHOTA”, i dedikuar artistit shumëvjeçar klarinetistit Mentor Krasniqi, i cili në fund të vitit të kaluar ndërroi jetë (Amfiteatri i Pallatit të Rinisë, ora 19:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024