Real Madridi ka hyrë në fazën e dytë të rindërtimit të skuadrës për sezonin e ri, duke u fokusuar tashmë në largimin e disa futbollistëve pas përforcimeve të rëndësishme të verës.
Trajneri i ri i “Los Blancos”, Jose Mourinho, i ka bërë të qartë mbrojtësit të ri Raul Asencio se nuk bën pjesë në planet e tij për edicionin 2026/27.
Real Madridi ka forcuar ndjeshëm mbrojtjen gjatë këtij afati kalimtar, duke transferuar Denzel Dumfries, Ibrahima Konate dhe Marc Cucurella, çka ka rritur konkurrencën për një vend në formacionin titullar.
Sipas raportimeve, interesim për shërbimet e tij ka shfaqur edhe Chelsea, i cili ka eksploruar mundësinë e transferimit të tij gjatë kësaj vere.
Pavarësisht interesimit nga klubi londinez, Asencio e ka refuzuar mundësinë e transferimit në “Stamford Bridge”, pasi beson se ende nuk ka ardhur momenti për të hequr dorë nga synimi i tij për të pasur sukses me fanellën e Real Madridit.