​Mitrovicaset e nisin me fitore rrugëtimin në Ligën e Kampionëve
Vendor
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Mitrovicaset e nisin me fitore rrugëtimin në Ligën e Kampionëve
kff mitrovica
23/07/2026 - 08:07
Linku u kopjua

Kampionia e Kosovës në futbollin e femrave, Mitrovica, ka regjistruar një fitore të thellë në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur kampionen e Moldavisë, Zimbru Chisinau, me rezultat bindës 10-0.

Në takimin e zhvilluar në Kampin Nacional të Federatës së Futbollit të Kosovës në Hajvali, skuadra mitrovicase dominoi nga fillimi deri në fund, duke mos i lënë asnjë mundësi kundërshtarit.

Figura qendrore e ndeshjes ishte Edona Kryeziu, e cila realizoi katër gola dhe udhëhoqi ekipin drejt një fitoreje të madhe. Kontribut të rëndësishëm dha edhe Aurora Mulliqi me tre gola, ndërsa në listën e realizatoreve u regjistruan edhe Ambra Gjegji, Blerta Shala dhe Bardha Mahmuti, të cilat shënuan nga një herë.

Me këtë triumf, Mitrovica ka siguruar kualifikimin në finalen e raundit të parë kualifikues, ku do të përballet me kampionen e Bullgarisë, Ludogorets.

Skuadra bullgare avancoi në finale pasi mposhti Klaksvikun e Ishujve Faroe me rezultat 3-0, në ndeshjen e zhvilluar në Podujevë.

Mitrovica synon të vazhdojë paraqitjet pozitive edhe në finalen e raundit, me objektivin për të avancuar më tej në garën më prestigjioze evropiane për klube në futbollin e femrave.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026