​Krasniqi: Abazoviqit i kërkova mbështetjen e Malit të Zi për rrugën euroatlantike të Kosovës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar sot kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, me të cilin kanë biseduar për për raportet e mira fqinjësore mes dy shteteve dhe mundësitë e reja të thellimit të këtij bashkëpunimi.

Kreu i PDK-së në një status në Facebook ka përmendur edhe marrëveshja e nënshkruar sot për shfrytëzimin e hapësirës ajrore, për çka ka thënë se është një lajm i mirë, derisa ka uruar që ajo të zbatohet sa më parë.

“Si anëtare e NATO-s dhe shtet që ka bërë progres në procesin e anëtarësimit në BE, nga kryeministri Abazoviq kërkova mbështetjen e Malit të Zi për Kosovën në rrugën e përbashkët drejt integrimit euro-atlantik. Z. Abazoviq e informova edhe për zhvillimet me rëndësi në Kosovë, përfshirë shqetësimin tonë për emigrimin masiv të të rinjve tanë dhe Marrëveshjen e Ohrit, e cila, për PDK-në, mbetet e pamjaftueshme dhe që nuk arrin qëllimet tona shtetërore”, ka shkruar Krasniqi.

Me kryeministrin e Malit të Zi, Krasniqi tha se kanë biseduar edhe për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë në fushën e turizmit dhe krijimit të kushteve optimale për qytetarët e të dy vendeve gjatë vizitave dhe pushimeve vjetore.

Si e vlerësoni punën e Arbërie Nagavci në krye të Ministrisë së Arsimit?
Shumë të mirë
Mirë
Dobët
Shumë të dobët
Voto
152
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024