Kosova merr pjesë në Kampionatin Ballkanik U18 në Budva
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kosova merr pjesë në Kampionatin Ballkanik U18 në Budva
Në Budva të Malit të Zi, më 9 dhe 10 maj 2026, do të zhvillohet Kampionati Ballkanik për kadetë U18, në kuadër të judos, ku do të garojnë edhe përfaqësuesit e Kosovës.
Në këtë aktivitet të rëndësishëm rajonal, Kosova do të përfaqësohet nga Marsela Shala (-52 kg), Arba Hasanaj (-70 kg), Elvira Ukaj (+70 kg), Tiara Bajrami (+70 kg), Roland Berani (-60 kg), Jon Haxhiu (-60 kg), Milot Gashi (-66 kg), Roni Reshitaj (-73 kg) dhe Riduan Kabashi (-73 kg).
Ekipi i Kosovës do të udhëhiqet nga trajnerët Fatos Tabaku, Mustafë Veseli dhe Blenard Begu.
Ky kampionat pritet të jetë një test i rëndësishëm për të rinjtë kosovarë, të cilët synojnë paraqitje sa më të suksesshme në arenën ballkanike.
KosovaPress