Kepi i Gjelbër ka bërë histori si kombi më i vogël që ka arritur ndonjëherë fazën eliminatore të një Kupe Bote dhe do të përballet me Argjentinën e Lionel Messit në ndeshjen e tyre të radhës.
Pas barazimit pa gola me Arabinë Saudite, lojtarët u mblodhën rreth një telefoni në fushë për të parë momentet e fundit të fitores së Spanjës ndaj Uruguait, një rezultat që konfirmoi se Kepi i Gjelbër përfundoi i dyti në Grupin H.
Arsyeja kryesore pas suksesit të “Peshkaqenëve Blu” ka qenë vendimi i federatës së futbollit të Kepit të Gjelbër për të tërhequr lojtarë nga diaspora e vendit.
Ndërkohë, 14 anëtare të skuadrës së tyre prej 26 lojtarësh të Kupës së Botës kanë lindur jashtë vendit, gjashtë prej të cilëve vijnë nga qyteti port holandez.Gjithashtu performanca mbresëlënëse e portierit Vozinha i cili bëri shtatë pritje në barazimin pa gola me Spanjën, ishte arsyeja tjetër e rezultatit të arritur.
Kepi i Gjelbër do të përballet me Argjentinën e Lionel Messit në Miami në 1/16 e finales.