​Interi bën goditjen e parë për sezonin e ardhshëm
Sport
Lexohet për: 1 min.
Inter
6 ditë më parë
Linku u kopjua

Mesfushori i Dinamo Zagrebit, Petar Sucic, ka konfirmuar në rrjetet sociale se nga sezoni i ardhshëm do të transferohet te Interi si transferim i përhershëm. Disa burime pohojnë se Interi ka arritur një marrëveshje me Dinamo e Zagrebit për një transferim të përhershëm prej 14 milionë euro plus 2.5 milionë euro bonuse.

Gazetari i njohur Fabrizio Romano dha lajmin të dielën në mbrëmje dhe Sucic komentoi në postimin e tij në Instagram me emoji me zemër zi dhe kaltër, përcjellë KosovaPress.

Suçiç ka tre gola dhe dy asistime në 17 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon. Interi ka kompletuar një nënshkrim në afatin kalimtar të dimrit, duke marrë Nicola Zaleëski në huazim nga Roma. Reprezentuesi polak bëri një ndikim të menjëhershëm në San Siro teksa dha një asistim për Stefan de Vrij kundër Milanit të dielën.

Interi gjithashtu ka huazuar Tajon Buchanan te Villarreal dhe Tomas Palacios te Monza këtë muaj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025