​Haradinaj: AAK, e gatshme për zgjedhje parlamentare kurdo që ato do të mbahen
Lajme
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se partia që ai drejton është e gatshme për zgjedhje të reja parlamentare kurdo që ato mund të mbahen.

Ai këto komente i bëri pas takimeve sot me kryesitë e degëve të AAK-së nga Gjilani dhe Klina, me të cilat ka biseduar mbi situatën politike dhe organizimin partiak.

"Me kolegët e Aleancës nga Klina dhe Gjilani zhvilluam një diskutim përmbajtësor për situatën aktuale politike dhe aspektet organizative në parti", ka thënë Haradinaj.

Ai shtoi se Klina mbetet storie suksesi falë punë së kryetarit Zenun Elezaj, ndërsa AAK në Gjilan është më e fuqishme se kurdo herë më parë.

Sipas Haradinajt, AAK është e gatshme për zgjedhje kurdo që ato do të mbahen. 

"Aleanca është e gatshme për zgjedhje nacionale kurdo që ato mund të ndodhin. Mbetemi të vendosur në mbrojtje të të arriturave që Kosova ka shënuar gjatë rrugëtimit të saj e që sot janë të rrezikuara nga mentaliteti i tanishëm politik që qeverisë me vendin", ka përfunduar Haradinaj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024